E diel, 10 korrik 2011, NOA- Tre trupa të karbonizuar u gjetën gjatë ditës së sotme në një makinë.
Nëna së bashku me dy fëmijët e saj 3 dhe 11 vjeç u gjetën në një makinë në një fshat të vogël në komunën e Capmannoli në provincën e Pizës.
Makina e llojit BMW ishte parkuar në një rrugicë jashtë qytetit, dhe ishte shkatërruar plotësisht nga zjarri. Në vend, së bashku me policinë arriti edhe prokurori i Pizës, Antonio Giaconi dhe nga ajo që ajo shpjegoi, Simona Alessandroni 40 vjeç, dhe dy fëmijët, Lapo dhe Letizia, u gjetën në sedilen e pasme të makinës të përqafuar njëri me tjetrin Sipas dëshmitarëve të asaj rruge, në fillim ishte parë tym dhe më pas një shpërthim i fortë. Me mbërritjen e forcave zjarrfikëse u arrit fikja e zjarrit dhe gjetja e tre kufomave.
Sipas prokurorit të zonës dy hipotezat e para janë ose ajo e vrasjes ose vetëvrasje, ndërkaq është gjetur i ati i dy fëmijëve i cili po merret në pyetje për të dhënë ndonjë informacion të mundshëm lidhur me shpërthimin e makinës.
Sakaq i ati i dy fëmijëve mësohet të ketë marrë vesh lajmin vetëm pasi është njoftuar nga policia, pasi prindërit e dy fëmijëve ishin ndarë prej disa kohësh.
Deri në përfundim të ekspertizave pista kryesore mbetet ajo e shpërthimit.
a.y/NOA