Prizren, 10 korrik 2011, NOA- Një denoncim i pazakontë ka ardhur më policinë e Prizrenit, pas grabitjes së një shtëpie.
Mësohet se ka qenë i dëmtuari ai që ka shkuar në polici për të denoncuar faktin se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, ku me këtë rast kanë vjedhur një stoli ari, të llojit varëse në vlerë prej 7000 euro.
Nga ana e paditësit shprehet habi për dijeninë e kësaj bizhuterie dhe vendndodhjen e saj si dhe për faktin se nuk ishte prekur asnjë gjë tjetër, duke rritur më së shumë pistat e mundshme për identifikimin e autorit nga ana e policisë.
a.y/NOA