English

Humb vendin e punës, probleme edhe me drejtësinë për kërcënimin e pronarit

Ferizaj, 10 korrik 2011, NOA- Një qytetar nga qyteti i Ferizajt, krahas humbjes së vendit të punës, duket se do të përballet edhe me drejtësinë.

Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve NOA, shkak për këtë është bërë padia e punëdhënësit, i cili duket se nuk ka shpëtuar me lirimin nga puna të vartësit, pasi kërcënimet përmes telefonit, kanë bërë që ai ti drejtohet dyerve të policisë për të gjetur zgjidhje.

Në padinë e depozituar në rajonin e policisë së Ferizaj, ai ka raportuar se një mashkull e ka kërcënuar vazhdimisht përmes telefonit, për shkak se ai e kishte humbur vendin e punës.

Ndërkaq nga ana e policisë nisi puna për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe për verifikimin e padisë së denoncuesit, si dhe të tablateve telefonike.

a.y/NOA

KOMENTE