English

Indi, del nga shinat treni i pasagjerëve, 35 të vdekur 100 të plagosur

Lucknow-Indi, 10 korrik 2011, NOA – Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat e hekurudhës në një zonë në veri të Indisë, 150 km larg qytetit Lucknow që ndodhet në krahinën e Uttar Pradesh duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Të paktën 35 të vdekur dhe afro 100 të plagosur është bilanci i deritanishëm i incidentit të rëndë të shkaktuar gjatë përmbysjes së 15 vagonëve të trenit.

Bilanci i viktimave është rritur ndjeshëm duke marrë në referencë se më herët autoritetet e hekurudhave të Indisë folën për 10 të vdekur.

“Deri më tani numërohen të paktën 35 viktima dhe afro 100 të plagosur, të cilët po mjekohen në vendngjarje, disa janë dërguar në spital”, bëri me dije për mediat K. N. Joshi, përgjegjësi i autoriteteve të shëndetësisë në rajonin ku ndodhi incidenti.

mit/NOA

KOMENTE