E diel, 10 korrik 2011, NOA- Tre javë më parë Natalie Portman dhe i fejuari i saj, Benjamin Millepied pritën të vinte në jetë fëmijën e tyre të parë.
Më në fund, tashmë mësohet edhe emri i përzgjedhur nga dy prindërit e rinj për fëmijën e sapo ardhur në jetë.
Trashëgimtari i aktores së kurorëzuar me çmimin Oskar, do të quhet Aleph. Siç raporton e përjavshmja “People”, bëhet fjalë për një zgjedhje e cila mban brenda shumë kuptim.
Aleph, në fakt është shkronja e parë e alfabetit Hebre, si dhe do të përfaqësojë edhe numrin një.
Gjithashtu ky emër është vënë në nder të vendit që lindi Natalie Portman, Izraelit.
a.y/NOA