English

Panetta në Bagdat, mundësi për shtyrjen e qëndrimit të trupave amerikane në Irak

Bagdat, 10 korrik 2011, NOA – Leon Panetta, vizitën e tij të parë në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka zhvilluar në Irak.

Zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë të hënën bisedime me qeverinë irakiane lidhur me mundësinë e zgjatjes së mandatit të ushtarëve amerikanë në Irak, përtej vitit 2011.

Po ashtu ministri amerikan i Mbrojtjes mësohet se do të ushtrojë presion mbi autoritetet e Bagdatit për të ashpërsuar luftën ndaj terroristëve që kryejnë sulme ndaj ushtarëve amerikanë.

Sipas marrëveshjes së sigurisë mes dy vendeve, 46 mijë trupat amerikanë, që gjenden në Irak, duhet ta lënë atë në fund të vitit 2011.

Të dyja palët kanë shprehur skepticizmin e tyre lidhur me sigurinë në Irak pas largimit të trupave amerikanë, duke konsideruar mundësinë e shtyrjes së mandatit të largimit.

Pak kohë më parë, ministri amerikan i Mbrojtjes i kërkoi Kongresit Amerikan shtyrjen e qëndrimit të trupave amerikanë në Irak.

Burime nga Pentagoni bëjnë me dije se nëse qeveria irakiane do të vonojë kërkesën e saj për kohëzgjatjen e afatit të qëndrimit të trupave amerikane, atëherë ekziston mundësia e një përgjigjeje negative.

“Asgjë nuk është e pamundur, por sa më shumë kalon koha aq më e vështirë bëhet mundësia e shtyrjes së afatit të trupave amerikanë në Irak”, u shpreh Panetta.

mit/NOA

KOMENTE