English

Pret damarët pas sherrit me gruan, në gjendje të rëndë 30 vjeçari

Kurbin, 10 korrik, NOA – Debatet me bashkëshorten kanë bërë që një 30-vjeçar të ndërmarrë veprimin ekstrem duke tentuar vetëvrasjen. Ngjarja ka ndodhur në rrethin e Kurbinit, ku Gëzim Çeku, pas një sherri me gruan ka prerë damarët.

Raportohet se 30-vjeçari është transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore, ndërkohë që mjekët deklarojnë se është në gjendje kritike për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e tentativës për vetëvrjasje. Bashkëshortja e 30 vjeçarit është marrë në pyetje.

a.k/NOA

KOMENTE