English

Shtiu me armë në ahengun familjar, përfundon në polici

Lipjan, 10 korrik 2011, NOA- Një rast i rrallë është shënuar në komunën e Lipjanit në Kosovë, ku një mashkull ndërsa ka qenë në një aheng familjar për të rritur atmosferën ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Pas të shtënave menjëherë janë vënë në lëvizje policët e zonës të cilët, kanë shkuar në vendngjarje për të zbuluar rastin.

Por nga ana e personit në fjalë është vetë-dorëzuar arma e tipit, AK-47 me 2 karikator dhe 86 fishekë.

Ndërsa në vendin e ngjarës janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja, të shkrepura nga ana e dorëzuar.

Por autori i kësaj ngjarje pasi u shoqërua në polici për të dhënë versionin e tij për ngjarjen, u lëshua për tu proceduar në gjendje të lirë.

a.y/NOA

KOMENTE