E diel, 10 korrik 2011, NOA- Çdo verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një fëmijë në 5 ditë rrezikon të mbytet si shkak i pishinës plastike që mban në oborr.
Ky fakt është publikuar në revistën “Pediatrics” nga Gary Smith, Drejtor i Qendrës për Lëndime dhe Kërkime dhe Politikave të Kujdesit në Spitalin e Fëmijëve Mbarëkombëtar të Kolumbus, në Ohio.
Sipas këtij studimi jepen shkaqet sepse këto pishina janë më të rrezikshme nga sa mendojnë prindërit.
Studimi - Në Itali në kronikat e raportuara vërehen disa raste të ngjashme të përmendura nga Smith në punën e tij.
Studiuesi amerikan thotë se në 94% të rasteve viktimat janë më të vegjël se 5 vjeç, shumica e tyre janë të djem (56 për qind).
“Këto pishina janë zakonisht të vogla, të lira, të lehta për të mbledhur dhe kështu prindërit nuk mendojnë për rreziqet e mundshme që fshihen pas tyre”, thotë Smith.
Në fakt, mjaftojnë vetëm disa minuta dhe shumë pak ujë që një fëmijë i vogël të mbytet në pishinat lëvizëse, të cilat janë po aq të rrezikshme sa edhe pishinat e zakonshme.
Të rriturit- Në studim theksohet se një vëmendje kryesore në këto raste kanë edhe të mëdhenjtë pasi në 40% të rasteve prindërit nuk janë aty kur ndodh fatkeqësia, në 18% të rasteve mjafton vetëm një shpërqendrim i vogël, si për shembull përgjigja në telefon, ose duke folur me fqinjët.
Dhe në qoftë se në kopsht ka një pishinë lëvizëse ajo duhet të trajtohet si ato që janë në dhe, duhet të mbulon me siguri, të bllokohen që të mos lëvizin etj.
Smith thotë se për fat të keq në shumicën e rasteve këto mjete nuk ekzistojnë për pishinat lëvizëse, ose janë shumë të kushtueshme.
a.y/NOA