Japoni, 10 korrik, NOA - Një tërmet i shkallës 7,3 ka tronditur verilindjen e Japonisë dhe ka shkaktuar paralajmërime për cunami. Banorëve të rajonit bregdetar iu kërkua të largohen nga rajoni. Edhe centrali atomik i Fukushimës u evakuua. Njoftime për dëmtime të mëdha nuk pati.
Qendra e tërmetit ishte para gadishullit Honshu, në thellësinë 20 km. Më 11 mars një tërmet prej 9,9 gradësh dhe një valë cunami prej 14 metrash shkaktoi dëme të mëdha në rajonet verilindore të Japonisë.
Më shumë se 23 mijë vetë humbën jetën. Tërmeti dhe cunami shkaktuan në centralin atomik të Fukushimës, katarstrofën më të madhe nukleare që prej Çernobilit, 25 vjet më parë.
NOA/DV