English

Vritet këngëtari Facundo Cabral

E diel, 10 korrik 2011, NOA- Njëri prej këngëtarëve më në zë të muzikës popullore të Amerikës Latine, Facundo Cabral u vra në Guatemalë, ndërsa një breshëri të shtënash që vinin nga persona të armatosur u sulën mbi makinën e tij.

Vrasja e tij e ndodhur në Guatemolë, rriti bilancin e vrasjeve për këtë vend, i njohur si një nga vendet e numrin më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latinë.

Këngëtari argjentinas u vra së bashku me shoferin e tij ndërsa ishte rrugës për të shkuar në aeroport.

Cabral i moshës 74 vjeçare, u rrit në famë në fillim të viteve 1970, nga një brez i këngëtarëve të cilët përzien protestën politike me vargjet letrare.

a.y/NOA

KOMENTE