English

Aksident në autostradë, trajneri përplas makinën, një i plagosur

Tiranë, 11 korrik 2011 NOA – Një person është plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Burimet konfirmuan se, vetura tip Wolsvagen me targa TR 0292 R është përplasur me një trajler.

Policia mbërriti në vendngjarje pak çaste pas aksidentit, ndërkohë që nga provat e mbledhura në vendgjarje si dhe ekspertiza, rezulton se shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e veturës.

Drejtuesi i Wolsvagenit është lënduar dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Si pasojë e këtij aksidenti, korsia e autostradës me drejtim Durrësin u bllokua për rreth 1 orë. Pas ndërhyrjes së policisë, qarkullimi u normalizua duke orientuar lëvizjen e një pjese të automjeteve në rrugën dytësore.

a.q/NOA

KOMENTE