Shkodër, 11 korrik, Update- Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të dyshuar si autor të vrasjes së një 40-vjeçari gjatë mbrëmjes së djeshme. Personat e arrestuar janë Riza dhe Naim Idrizi, at e bir. Ata dyshohet se kanë vrarë dje për motive të dobëta 40 vjeçarin Agim Shallani.
Babai i tre fëmijëve u gjet i vdekur në afërsi të banesës së tij i goditur me tre plumba, dy në kraharor dhe një në kokë.
Dy personat e arrestuar janë fqinj me viktimën. Sipas raportimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
a.k/NOA