Pogradec, 11 korrik 2011 NOA – Policia e Pogradecit bëri të ditur së sot pasdite është arrestuar Adrian Hoxhallari. Sipas uniformave blu, arrestimi u bë në fshatin Osnat, ku autori është fshehur në një banesë, disa orë pasi qëlloi me armë në drejtim të banesës së aktorit dhe regjisorit Mevlan Shanaj. Policia ka zbardhur edhe arsyet e konfliktit duke saktësuar se, përplasja mes Hoxhallarit dhe Shanajt ka ardhur për shkak të vendit të parkimit të automjeteve.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Tushemisht, kur Adrian Hoxhallari ka qëlluar me pistoletë drejt banesës ku qëndron aktori dhe familja e tij. Fatmirësisht nuk ka patur dëmtime në njerëz.
a.q/NOA