English

Durrës, fundjavë arrestimesh për vjedhje e kanosje

Durrës, 11 korrik 2011 NOA – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në lagjen Nr. 13 Plazh bënë të mundur kapjen e dy personave të kërkuar: Vesel Troçi, 24 vjeç, banues në Laknas, Tiranë. Ky shtetas, me vendim penal të datës 15.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është dënuar me 2 muaj burg për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentative. Ka përfunduar në pranga edhe Osman Durrësi, 21 vjeç, banues në Laknas Tiranë, i cili me vendim të datës 15.04.2010 të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Tiranë është dënuar me 3 muaj burg për veprën penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta. Gjithashtu, më date 09.07.2011, ora 12.30, u be ndalimi i shtetasit të kërkuar Ermal Gjoka, 21 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim penal datë 28.01.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet burgim për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, pasi më datë 07.12.2009, rreth orës 17.30, në lagjen Nr. 11 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur rëndë me thikë shtetasin A.Kasa, 20 vjeç, banues në Durrës.

a.q/NOA

KOMENTE