English

Ekzekutohet me 3 plumba 40-vjeçari në Shkodër

Shkodër, 11 korrik, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Shkodrës. Një 40 vjeçar është ekzekutuar pwr motive ende tw panjohura. Viktima është Agim Shallani, nga fshati Oblik.

Nga hetimet e para mësohet se Shallani ka qenë duke u kthyer në banesë, kur është qëlluar me tre plumba. Sipas burimeve nga policia ai është qëlluar dy herë me pistoletë, dy herë në kraharor dhe një herë në kokë.

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshmitë e gjithë të afërmeve të tij për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit. 40-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve.

a.k/NOA

KOMENTE