English

Jahhjaga merr pjesë në samitin e Ohrit

Ohër, 11 korrik, NOA -Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga merr pjesë sot në samitin e liderëve rajonalë në Ohër.

Me ftesë të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, në takim marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Presidentët do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen evropianë, është thënë nga kabineti i Ivanovit.

Në takim, nuk merr pjesë presidenti serb Boris Tadiç, i cili edhe këtë takim e bojkotoi për shkak të pranisë së Kosovës.

Propozimi i Ivanovit, është që liderët e rajonit të takohen sipas shembullit të anëtareve të Forumit të Vishegradit (Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë), ashtu që së bashku shtetet të arrijnë më shpejt integrimet evropiane.

NOA/RFE

KOMENTE