Nga Besmir Semanaj
Njëzet e tetë mijë shqiptarë një zeri, jo regjistrimit të popullsisë sipas etnisë dhe fesë… Një vrime e madhe në ujë. 71 përfaqësues të popullit që vetëm popullin nuk përfaqësuan. 2 deputete që nuk bënë aq sa duhet. Një opozite e tërë që miratoi duke tundur kokën nga larg. 1 ministër shqiptar që punon për Greqinë. Një lëvizje mbarëkombetare që nuk merret parasysh.
“Mirese erdhët në Shqipëri” Vendi i trimave, luftëtare, atdhetarëve, dhe i
tradhëtarëve të mëdhenj.
Një popull që luftoi që në antikitet dhe humbi nga vetë bijtë e tij, që e tradhëtuan duke i ngulur thikën pas shpine. Por sot thika po i ngulet mu në zemër dhe jo një thikë por 2. Një për t’i humbur identitetin kombëtar dhe tjetra duke futur përçarje, përçarje fetare. Duke na përçarë në piken tonë më të fortë, aty ku i mburreshim botës mbarë.
Ka shumë kohë që e ndjek situatën e krijuar në vend pas një palaço ligji të
krijuar nga palaço njerëz për ta kthyer Shqipërinë tonë të dashur në një palaço të madhe ku të kënaqën “fqinjët” duke e bërë të luaje rolet që dëshirojnë. Shqipëria e populluar nga shqipëtarë në toka shqipëtare. Shqipëria, i vetmi vend në botë që kufizohet me vetveten ( Çameria, Kosova, trojet e Maqedonisë dhe Mali te Zi). Dhe akoma dëshirojnë të të përçajnë duke të blerë djem e tu fukarenj e të pafytyrë që e shesin vatanin për një cope bukë, bukë që do ju zërë frymën.
Ka me dhjetëra ndoshta qindra që kanë shkruar për këtë çështje, çdo person që ka hedhur firmën bashke me mua si një qytetar i këtij vendi ka bërë shkrimin e vet. Por nuk rri dot që në këtë orë të vonë të natës mos të ngre zërin për të “drejtën e njeriut që po më shkelet”. Duan të dinë kombësinë time “JAM SHQIPETAR DEN BABADEN” e them me zemër dhe jo me gojë. Edhe po të doja të thoja etni tjeër kush jam unë që ta përcaktoj? Ky shtet ka një Gjendje Civile ku çdo person e ka të përcaktuar prej shekujsh se çfarë etnie i përket. Një miku ime në shaka e sipër më tha me këtë ligj mu dha rasti të jem banori i parë i *ANTARKTIDES* në botë. Me këtë rast po e shpall veten dhe mbret, por kam hall si do ja bëj për përfaqesitë diplomatike nëpër botë.
Nuk kam banorë. Të drejtë ka miku im. E vërteton dot ministri jonë që miku im nuk ka si etni “Antarkdidën”, të më falin albanologët se nuk e di si mund të quhet në shqip një etni e tillë. Ajo qe me duket dhe me e pakuptimta dhe qesharakja eshte deklarimi i BESIMIT. Mund ti pyes hartuesit e ketij ligji ç’besim kane? Dhe a do e mbajnë përgjithmone?
Ne kete pike shkelen 100% te drejtet themelore te njeriut. Besimi eshte dicka mes njeriut dhe Zotit dhe nuk ka pse ta dije asnje person. Kam dhe nje pytje per Z. minister. Personat qe pasi te deklarojne besimin per nje arsye a tjeter do e ndryshojne si do ja bejme z. minister?
Ky ligj do sherbeje vetem per nje gje. Te nxise rivalitettin mes komuniteteve fetare dhe do Zoti qe jo por dhe konflikteve ndefetare. Dhe ne konfliktin me te vogel ju do jeni pergjegjes para Zotit, ligjit dhe popullit. Ketij popull qe po ngre zerin dhe thote STOP tradhetise kombetare. Edhe une dua tju them STOP dhe mos luani me kete popull. Ju bej thirrje përfaqësuesved tane ne parlament te majte e te djathe. Dilini per zot ketij popull qe ju ka mandatuar dhe mos harroni se ne 2013 perseri do dilni para tij. Dhe populli nuk harron. Si perfundim dua ti bej nje pyetje te sinqerte ministrit Pollo. Nese ne venat e tua ka gjak shqipetari a mund ta di, cgje positive do kete Shqiperia ne regjistrimin sipas fese dhe etnise?
Nese vetem nje te mire do kete une tërhiqem dhe do ju mbështes. Ama nese nuk ka ashtu sic mendojne 28 000 shqiptare tërhiqu sepse historia do te te gjykoje.
*Pikëpamjet dhe faktet e pretenduara në shkrim, janë qëndrim dhe përgjegjësi ekskluzive e autorit.