English

Presidenti Topi në Maqedoni, takimi i kryetarëve të vendeve të rajonit

Tiranë, 11 korrik 2011 NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sotMaqedoni për të marrë pjesë në Takimin III që do të zhvillohet së bashku me Presidentët e Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi në qytetin e Ohrit. Në këtë takim të rëndësishëm rajonal, që tashmë është kthyer në një traditë, priten të diskutohen çështje të rëndësishme të bashkëpunimit mes vendeve tona, si dhe projekte e sfida të së ardhmes që prekin të gjithë Rajonin Ballkanik, në dobi të konsolidimit të marrëdhënieve politike, zhvillimit të mëtejshëm ekonomik, si dhe në kuadër të përmbushjes së aspiratës së përbashkët integruese evropiane dhe euroatlantike.

Gjithashtu, Presidenti Topi pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga si dhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme me interes reciprok.

a.q/NOA

KOMENTE