English

Rryma elektrike djeg traktorin dhe ngarkesën, plagoset shoferi

Prizren, 11 korrik, NOA – Kontakti i telave të rrymës elektrike për pak i ka shkaktuar vdekjen një personi që transportonte bazë materiale për bagëtinë me traktor. Ndërkohë që i është djegur traktori dhe gjithë ngarkesa që kishte në rimorkio. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Serbicë e Ulët në Prizren, rreth orës 10:15.

Fermeri nga Serbica ka qenë duke transportuar bar me traktorin e tij nga fusha për në banesë. Për shkak të ngarkesës së lartë, një pjesë e saj ka kapur telat e korrentit që ishin në rrugën kryesore. Pas kontaktit me korrentin bari ka marrë flakë dhe më pas edhe traktori. Pronari i traktorit ka pësuar fillimisht vetëm dëme të lehta, ndërsa është papjekur të shuajë flakët, por pa sukses. Gjatë shuarjes së flakëve, drejtuesi i mjetit ka marrë disa lëndime në krah dhe në fyturë.

Sipas raportimit që ka bërë në polici, dëmi i shkaktuar nga djegia është rreth 6000 euro. Forcat e policisë po bëjnë hetimet përkatëse.

a.k.NOA

KOMENTE