pistolet
Shkup, 11 korrik 2011, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkupit, ku bashkëshorti vrau gruan e tij me një pistoletë sinjalizuese.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë bën me dije se 43-vjeçari M.Sula e ka qëlluar me një plumb në pjesën e kokës bashkëshorten e tij Naxhije Sula 42 vjeç, e cila ndërroi jetë nga plaga e rëndë në spitalin e Shkupit.
Vrasja ndodhi në lagjen Çair të Shkupit.
Sipas të dhënave të para vrasja u krye me një pistoletë të modifikuar sinjalizuese, dhe që e shtëna të mos dëgjohej, bashkëshorti ka përdorur si silenciator një shishe plastike.
Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për mosmarrëveshje familjare.
Ajo po punon për zbardhjen e rrethanave të vrasjes, ndërsa pistoleta është dërguar në ekspertizë.
INA/NOA