Durrës, 11 korrik 2011 NOA – Aksidentet rrezikojnë sërish jetën njerëzore. Vetëm pak minuta më parë, raportohet se 4 persona rezultojnë të plagosur rëndë pas një aksidenti automobilistik në zonën ë Manzës. Një automjet, tip benz është përplasur me kamionin, çka ka çuar në plagosjen e 4 personave, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet. Konfirmohet se 2 prej të plagosurve kanë marrë plagë të rënda, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht policia konfirmon se shkak i mundshëm i aksidentit të rëndë ka qenë shpejtësia e madhe.
Po sot pasdite, një tjetër aksident u regjistrua në autostradën Tiranë – Durrës, ku si rezultat i përplasjes së një makine me trajnerin është plagosur një person.
a.q/NOA