English

Shteti më i ri në botë, Haxhinasto përshëndet pavarësinë e Sudanit të Jugut

Tiranë, 11 korrik 2011, NOA – Dy ditë pas ndarjes së Sudanit të Jugut nga veriu i vendit dhe shpalljes së Pavarësisë e themelimit të shtetit më të ri të botës, Qeveria shqiptare përshëndeti arritjen historike të Republikës së Sudanit të Jugut, e shpallur në 9 korrik.

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një deklarate u shpreh se akti i Pavarësisë së Sudanit të Jugut vjen si shprehje e vullnetit për vetëvendosje të popullit të Sudanit të Jugut, çka u konfirmua në referendumin për pavarësinë, organizuar në janar të këtij viti.

Kreu i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto, në këtë ditë historike për popullin e Sudanit të Jugut, i shprehu qeverisë së shtetit të ri në hartën politike të kontinentit të Afrikës, urimet më të mira për prosperitet dhe paqe të qëndrueshme.

Ministri Haxhinasto shprehu gjithashtu gatishmërinë që të bashkëpunojë me qeverinë e Sudanit të Jugut për zhvillimin e marrëdhënieve në fushat me interes të ndërsjellë.

mit/NOA

KOMENTE