Elbasan, 11 korrik 2011 NOA – Elbasani tronditet për pak minuta nga lëkundje sizmike, të cilat janë ndier sot dhe në zonat përreth. Sipas informacionit zyrtar nga Instituti Sizmiologjik tërmeti ka rënë në orën 18:15 dhe vatra e tij ka qënë 36 km në verilindje të Elbasanit ose pranë fshatit Okshtun i Vogël. Tërmeti ka patur magnidutë 3.5 shkallë rihter dhe intensitet 4-5 ballë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për dëme në njerëz apo dëme materiale.
a.q/NOA