Rusi, 11 korrik, NOA – Rreth 50 zhytës rusë po kërkojnë sot në lumin Vollga, në mes të shpresave në zhdukje se mund të gjendet ndonjë i mbijetuar.
Më shumë se 100 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur, pasi që një anije turistike bullgare u fundos në lumin Vollga në Rusi.
Dhjetëra njerëz janë shpëtuar pasi që anija u fundos në rajonin e Tatarstanit, 750 kilometra në lindje të Moskës.
Ka pasur konfirmim për të paktën dy të vdekur. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërsa janë duke u zhvilluar hetimet.
NOA/RFE