English

AK: Kushtetuesja do rrëzojë miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë

Tiranë, 12 korrik 2011, NOA – Disa ditë pas miratimit në parlament vetëm me votat e mazhorancës të ligjit për censusin i njohur ndryshe si ligji për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, Aleanca Kuq e Zi deklaroi se ligji për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

Aleanca Kuq e Zi bëri me dije se ligji do të kundërshtohet për faktin se votimi i tij në parlament u manipulua.

Aleanca që ka dalë kundër këtij ligji, i ka drejtuar një letër deputetëve të kuvendit duke u bërë me dije se “vota pro e parlamentarëve ndaj këtij ligji nuk do të njihet për shkak se votimi u manipulua”.

Sipas Aleancës Kuq e Zi deputetët votuan me dy duar, ndërkohë që edhe dy deputetë që ndodheshin jashtë vendit rezultuan se votuan në votimin elektronik.

Aleanca Kuq e Zi tha se deputetët e kuvendit shkelën Kushtetutën, pasi sipas saj njihet vetëm vota vetjake.

AK akuzoi deputetët se kanë shkelur në mënyrë të paprecedentë ligjet e parlamentarizmit.

mit/NOA

KOMENTE