Fier, 12 korrik 2011 NOA - Në orën 23.00 të mbrëmjes së djeshme, nga shërbimet e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit tëKomisariatit teë Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit Altin Hajdini,38 vjeç, banues në fshatin Zharrëz të rrethit Fier, ndërsa do të ndiqet në gjendje të lirë shtetasi Edmond Hajdini, 46 vjeç.
Këta shtetas u ndaluan për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, për arsye se mesditën e djeshme, në fshatin Zharrëz, në afërsi të pikës të grumbullimit të skrapit janë kapur nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme teë Policisë, me 4 reduktorë pusi nafte, dy depozita hekuri, të cilat u sekuestruan në cilesinë e provës materiale.
a.q/NOA