English

Beçaj: Kolegjet kanë nevojë për reformin

Pragë, 12 korrik 2011 NOA - Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Znj. Shpresa Beçaj, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qëndrore dhe Lindore, të organizuar në Pragë .

Beçaj parashtroi arritjet dhe sfidat me të cilat përballet aktualisht gjyqësori shqiptar, duke u ndalur veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushteteve dhe vazhdimësinë e reformave legjislative dhe institucionale të sistemit gjyqësor. Sipas saj, Shqipëria ka hartuar ndër vite një kuadër ligjor cilësor dhe bashkëkohor në përputhje me standardet evropiane, por për të garantuar një drejtësi efektive nevoitet zbatimi i drejtë i këtyre ligjeve. Nga ana tjetër, Beçaj tha se një aspekt i rëndësishëm i reformës në gjyqësor është edhe përmirësimi i kuadrit ligjor aktual mbi të cilin mbështetet organizimi dhe funsksionimi i Gjykatës së Lartë. Kërkesat gjithmonë e në rritje për dhënien e një drejtësie të shpejtë dhe efektive parashtrojnë nevojën e një riorganizimi të Kolegjeve të Gjykatës së Lartë si dhe rivlerësimin e rolit të kryetarit të gjykatës, përkundrejt përgjegjësive administrative dhe gjyqësore.

Një tjetër problematikë e prezantuar në këtë tryezë ishte edhe rritja e numrit të çështjeve të mbartura (backlog), të cilat kërkojnë gjetjen imediate të zgjidhjeve efektive në kodet e proçedurave, me qëllim lehtësimin dhe reduktimin e hapave proçeduriale në shqyrtimin gjyqësor si dhe përmirësimin e administrimit të gjykatave.

Shqipëria do të jetë vendi i radhës ku do të mbahen punimet e konferencës së kryetarëve të gjykatave të larta për vitin 2012.

a.q/NOA

KOMENTE