E martë, 12 korrik 2011, NOA- Barku nuk mund të fshihet më, përkundrazi, po vihet në dukje nëpërmjet një bikini i cili nxjerr në pah format.
Në pushim në Fort de Bregancon, Nicholas Sarkozy dhe Carla Bruni relaksohen në plazh si dy të sapofejuar, që po presin të vijë në jetë trashëgimtarin e tyre të parë, ndërsa ai e mban për dore dhe provon temperaturën e ujit, ajo e ndjekë atë pa bërë zë duke lejuar fotografët të bëjnë foto të privatësisë së tyre.
Kostumi i banjës i zonjës së parë të Francës, i lë pak imagjinatës, sidomos kur Carla tregon gjithë krenari finesën dhe sharmin që e karakterizon, poshtë çadrës.
Pas zbritjes nga anija, e veshur me një këmishë të bardhë, Bruni ka hedhur një fasho të hollë që të mos i bëjë dëm dielli asaj dhe fëmijës para se të futet në det, gjithmonë nën praninë e truprojës.
Format e shtatëzanisë tani janë të dukshme të gjitha, siç thotë tabloidi britanik “Daily Mail”, sipas së cilës rëndësia kryesore i kushtohet ardhjes në jetë të bebit, si dhe zërat se zonja e parë e Francës pret binjakë, ndërsa ardhja në jetë e fëmijës së tyre pritet të ndodhë pas dy muajsh.
a.y/NOA