English

Grabit postën, merr me vete gjyshen 81 vjeçare

Romë, 12 korrik 2011, NOA- Ai ishte armatosur me një thikë, çelës anglez, kasketë dhe kaçavidë për të grabitur postën, por ka marrë me vete edhe gjyshen e tij 81 vjeçare me paterica, për të mos e lënë vetëm në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bellegra, në një provincë të Romës, ku policia ka ndërprerë grabitjen e një 34 vjeçari, me origjinë nga Leçe dhe banim në Olevano Romano, i cili në momentin që u bllokua nga policia, ishte ende brenda postës. 34-vjeçari ishte paraqitur më parë në sportele për të kërkuar një kredi dhe pasi kishte mësuar se ai nuk mund ta merrte atë, shoqëroi në një bar aty pranë gjyshen e tij, me të cilin jetonte.

Më pas shkoi në shtëpi për tu rikthyer sërish drejt postës me fytyrën e mbuluar nga një kasketë. I armatosur me pistoletë dhe çelës anglez hajduti pati një përplasje me drejtorin dhe një ish-punonjës, ku i pari u plagos në krah me thikë, ndërsa i dyti u plagos në kokë me çelësin anglez.

Një tjetër punonjës i zyrës, i cili ishte jashtë barit në një moment pauze, vuri re grabitjen dhe lajmëroi rajonin e policisë në Bellegra, të cilët ndërhynë për të çarmatosur dhe bllokuar 34 vjeçarin.

Gjyshja e hajdutit e cila ishte duke e pritur në bar pa vënë re asgjë, u shoqërua në ndihmën e shpejtë për shkak të një sëmundje si rrjedhojë e temperaturës së lartë, ndërsa pas hekurave përfundoi i nipi, i cilësuar si “grabitësi i dashur”.

a.y/NOA

KOMENTE