Mamurras, 12 korrik 2011, NOA- Një argjendari në qytetin e Mamurrasit ka qenë në qendër të grabitjes pasditen e sotme, ku prej saj janë marrë një sasi e konsiderueshme bizhuterish. Mësohet se kanë qenë dy persona të armatosur ata që kanë hyrë rrufeshëm në dyqan dhe pasi kanë kërcënuar shitësen e dyqanit, kanë vjedhur ç’kanë mundur.
Ndërsa bëhet e ditur se ky dyqan është grabitur për të dytën herë brenda shtatë muajsh, shitësja e këtij dyqani deklaron se nuk ka mundur ti identifikojë autorët pasi kanë qenë të maskuar dhe se nën kërcënimin e armës kanë penguar këtë të fundit të thërrasë për ndonjë ndihmë.
Sakaq ndonëse policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dy autorët e grabitjes kanë ikur në drejtim të paditur.
Menjëherë nga ana e uniformave blu pas dëshmive të marra, janë ngritur postblloqe në rrugët e qytetit për të bërë të mundur kapjen e tyre.
a.y/NOA