English

Kapet vrasësi i 29-vjeçarit nga Vlora

Vlorë, 12 korrik 2011, NOA – Vrasësi i 29-vjeçarit Julian Nelaj nga Vlora është arrestuar dje nga forcat e policisë së Vlorës.

30-vjeçari Ardemir Reis Trokaj banues në lagjen “24 Maji” të qytetit u prangos dje pasdite nga efektivët e seksionit kundër krimeve.

Ardemir Trokaj, dyshohet se në datën 01.07.2011 ka vrarë me armë zjarri 29-vjeçarin Julian Veip Nelaj, banues në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.

Vrasja ndodhi në 11 korrik rreth orës 11:45, në lagjen “Osmën Haxhiu” në Vlorë.

Sipas policisë Trokaj e vrau bashkëmoshatarin e tij për motive të dobëta.

Ardemir Trokaj është nën akuzë për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

mit/NOA

KOMENTE