English

Kate vishet sipas modës, por jo si pjesë e elitës

E martë, 12 korrik 2011, NOA- Në të bardhë ose në të kuqe, me të shkurtër ose me të gjatë, me xhinse apo e veshur shik, Kate Middleton ka kaluar me vota të plota, dilemën e shumë debatuar të stilit dhe elegancës dhe këtë e ka vulosur udhëtimi në Kaliforni dhe Kanada.

Turi i çiftit të ri mbretëror, edhe më shumë se pasaraelat e Hollywood u komentua pa fund këtë periudhë, pasi vëmendja kryesore ishte përqendruar kryesisht tek Dukesha e bukur e Cambridge, e cila nuk gaboi në asnjë çast.

Yvonne Yorke, eksperte e veshjeve të familjeve mbretërore, ka ndjekur së fundmi çiftin në udhëtimet e tyre.

“Nuk mendoj se Kate është një ikonë e vërtetë e modës, po të shikojmë ikonat e tjera të së shkuarës si Audrey Hepburn, Jackie Onassis dhee Grace Kelly ose modelet si Kate Moss, të gjitha kanë treguar se kanë një stil. Kate ka një look të sajin, por nuk vesh asgjë të çuditshme. Është e bukur dhe është mirë me çdo lloj veshje, është gjithmonë elegante. Në çdo moment po mban një stil të sajin duke veshur rroba të modës por jo të elitës”, ka përfunduar Yorke.

a.y/NOA

KOMENTE