English

Mbytet anija në Rusi, vdesin 120 persona

E martë, 12 korrik 2011, NOA- Një anije është mbytur dy ditë më parë në ujërat e Vollgës në Rusi.

Mësohet se si rrjedhojë e kësaj mbytje kanë gjetur vdekjen 120 persona, ndërsa kanë shpëtuar rreth 80 të tjerë.

Anija “Bulgaria” ka pasur në bordin e saj rreth 200 persona, por ajo që mendohet se ka provokuar fundosjen e saj ka qenë mosrespektimi i normave të sigurisë.

Si përgjegjës për këtë ngjarje është arrestuar Svetlana Iniakina, drejtor i përgjithshëm i kompanisë që ka marrë me qira anijen dhe një inspektor i kësaj të fundit.

Një tjetër pistë lidhur me këtë ngjarje është edhe mosdhënia e ndihmës së shpejtë çka mund të kishte shpëtuar të tjera jetë.

a.y/NOA

KOMENTE