Tiranë, 12 korrik, NOA – Gjatë orëve të parë të ditës së sotme është ndarë nga jeta, Dom Simon Jubani. Kleriku i njohur ka ndërruar jetë në rreth orës 02:00 të mëngjesit në moshën 84-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkevore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta.
Emri i Dom Simon Jubanit është i lidhur ngushtë me një proces të rëndësishëm të ringjalljes së Kishës Katolike në vend. Jubani është kleriku që mbajti meshën e parë publike pas rënies së komunizmit në qytetin e Shkodrës.
Ceremonia e varrimit, që përfshin Meshën e Shenjtë dhe varrimin, do të bëhet në
Katedralen e Shkodrës të enjten më date 14 korrik në orën 10.00, e kryesuar nga Imzot Angelo Massafra Arqipeshkev i Shkodres.
a.k/NOA