English

“NYT”: Tregtia false për të fituar azil në SHBA, si mashtrojnë shqiptarët

Nju Jork, 12 korrik, NOA – Dikush u kap, në përgjim e sipër, duke i kërkuar klientit të tij emigrant, të sajonte një të kaluar tragjike nëse ai donte të përfitonte me çdo kusht azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të thoshte përshembull se ai ishte një viktimë e represionit politik në Shqipëri. Ose e brutalitetit të policisë. Apo edhe një gjakmarrjeje ....

Kështu nis një artikull i posaçëm i prestigjiozes amerikane “New York Times”, i cili merr në shqyrtim atë që e ka cilësuar si “tregtia false që forcon azilimin në SHBA”.

"Ndoshta juve u është dashur që të largoheni nga vendi juaj sepse dikush kërcënoi t'ju vriste. Për shkak të diçkaje që babai juaj ka të dikujt tjetër, ose diçka që ka të bëjë me tokën. E kuptoni? Kjo mund të jetë një mënyrë për të marrë azil", sugjeroi burri; vijon citimi i rastit konkret nga “NYT”.

Duke vijuar më pas, se kjo skemë është shpesh e mjaftueshme.

“Një industri hije, e dedikuar vetëm për mashtrimin me azilet, lulëzon në Nju Jork, ku janë paraqitur shumë kërkesa për ta përfituar një të tillë.

Rasti i fundit, i gruas nga Afrika Perëndimore, e cila akuzoi ish-shefin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, për sulm seksual në hotel, që duket se ka gënjyer në aplikimin e saj për azil, e ka përqendruar pikërisht vëmendjen mbi përdorimin e këtyre skemave”, citon artikulli.

Duke vijuar me faktin se afrikanët-perëndimorë përshembull, pretendojnë të përfitojnë azil, duke paraqitur histori të sajuara që lidhen me dëmtimet nga dhuna e fundit politike në vendet e tyre.

Kurse për shqiptarët në veçanti, apo emigrantët e tjerë nga vendet e tjera të Ballkanit, thuhet se përdoret kryesisht argumenti i frikës nga spastrimi etnik.

Kurse kinezët, citon artikulli i “NYT”, përdorin ai argument për të përfituar azil, politikën e ngushtë të vendit të tyre për të patur fëmijë, si edhe persekutimin e të krishterëve; venezuelianët përmendin kundërshtimin e tyre ndaj partisë në pushtet; ndërsa rusët përpiqen që të përdorin sulmet kundër homoseksualëve që sipas tyre, ushtrohen në vendin e tyre. Në fund, irakianët dhe afganët përmendin frikën e hakmarrjes nga ekstremistët islamikë. ”Natyrisht, mijëra këto pretendime janë të ligjshme”, shton më tej artikulli i “NYT”-së.

"Kur ka një problem, përshembull një masakër të tmerrshme në Somali, si disa vite më parë, këto raste janë shumë reale", thotë Andreu Johnson, një avokat imigracioni në Manhatan.

"Por pasi kalojnë 4-5 vjet nga të tilla ngjarje, të tilla histori vetëm imitohen”, sqaron ai.

Duke shtuar se nuk ka të dhëna të besueshme mbi përhapjen e skemave për azil, por zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se ato janë ndër mashtrimet më të zakonshme emigracionit, në të njëjtën kohë edhe më të vështira për t’u zbuluar dhe hetuar.

"Mashtrim për azil emigracioni është një çështje e madhe dhe një problem madhor," tha Denise N. Slavin, një gjykatëse emigracioni në Majami, njëkohësisht edhe nënkryetare e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve për Emigracionin.

Konkretisht, akuzuesja e Shtraus-Kahn, tha se në përpjekjen e saj për të marrë azil, kishte përmendur faktin që ishte përdhunuar, dhe se ushtarët e shkatërruan shtëpinë e saj, ndërsa burri i saj, vdiq në burg.

Por ajo kohët e fundit ka pranuar para prokurorëve se kishte gënjyer.

Artikulli më pas, vijon me raste konkrete të abuzimit të të dhënave, që emigrantë nga vende të ndryshme të botës, japin ndaj autoriteteve amerikane, me qëllim përfitimi azili politik.

"Shpesh, aplikuesi është i mashtruar nga aktorë të ndryshëm me një histori që është shumë bindëse," thotë Claudia Slovinksy, një avokate me kohë të gjatë, mbi çështjet e emigracionit.

Duke përfunduar me faktin se gjykatat e emigracionit në të gjithë vendin kanë dhënë 51 për qind, të kërkesave për azil gjatë vitit të kaluar, sipas statistikave të qeverisë.

Gjykata të tilla si ato në Nju York, kanë dëgjuar raste më shumë se në çdo qytet tjetër, dhe kanë miratuar 76 për qind, të kërkesave për azil, duke shënuar kështu shkallën më të lartë në popull.

Për shkak se pretendimet më shumë janë bazuar në ngjarjet që ndodhin në vendet me probleme, provat janë të vështira për t’u mbledhur dhe gjyqtarët duhet të marrin vendime në bazë të intuitës.

"Një refugjat i vërtetë nuk ka një shënim nga diktatori e tyre", thotë gjykatësi Dana Marks, president i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Emigracionit. Disa mashtrime janë të sofistikuara, me dokumente të falsifikuara, identitete të rreme dhe të dhënat e rreme mjekësore të besueshme, çka e shton vështirësinë.

Përshtati: n.e/NOA

KOMENTE