English

Parashikimi i motit për 13 korrik 2011

Tiranë, 12 korrik 2011, NOA- Edhe nesër vendi ynë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë vendin përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash gjatë orëve të mesditës.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Zonat më të nxehta do të jenë ultësira perëndimore dhe zonat bregdetare ndërsa më freskët do të jenë zonat malore, kryesisht juglindja e vendit. Pogradeci, Korça, Erseka, Bilishti. Në kushte të stabilitetit të atmosferës do të mbetemi edhe gjatë ditëve në vijim.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat si në ato minimale dhe në ato maksimale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 17 km/h dhe drejtim Perëndimor – Jugperëndimor por edhe dallgëzimi në det do të mbetet i ulët.

Europa

Nesër, gadishulli Skandinav dhe vendet Balltike do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Reshje të dendura shiu do të bien në Varshavë dhe Finlandë të cilat do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Gjithashtu vranësira dhe shira do të ketë zona e Alpeve por shirat do të bien me intensitet disi më të ulëta. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Varshava rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere

- Finlanda rrezikon stuhi të forta ere dhe shira intensiv

- Ballkani alarmon për temperatura të larta

a.y/NOA

KOMENTE