English

Pasqyra e shtypit, 12 korrik 2011

Tiranë, 12 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 12 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Lista zyrtare. Matura, notat për lëndët me zgjedhje”. Argumente kryesorë të faqes së parë janë edhe titujt: “Kuvendi shqyrton sot shembjen e Piramidës, shmanget bashkia për lejen e ndërtimit”; “PS nuk voton Këshilin Bashkiak në KQZ”; “Tetë plumba ndaj Mevlan Shanaj”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Gjykata e Lartë rrëzon Metën. Vendimi hap gjyqin për video-skandalin e ish-zëvendëskryeministrit”. Tituj të tjerë kryesorë në faqen e parë të gazetës veçojmë: “Tirana pezull, edhe Këshilli Bashkiak në dorën e Kolegjit”; “Babai i tre fëmijëve vritet për pasagjerët nga fqinjët rivalë”; “Deklaratat e ambasadorit, Xhufi: Ambasadori Kola ka gabuar rëndë”; “Bursat, diplomat e maturës, nesër nis shpërndarja në shkolla”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Digjen dokumentet në Bashkinë e Tiranës”. Më tej tituj kryesorë në faqen e parë janë: “Kreu i OSBE: Zgjedhjet zgjatën pak, por vota e qytetarëve u lexua”; “Manjani: Aksioni popullor i Ramës si modeli i Enver Hoxhës”; “Berisha: 8 maji solli mazhorancën më të fortë në 20 vite”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Makinat që nuk do të përfitojnë nga heqja e doganës”. Argumente të tjerë të faqes së parë janë: “Thaçi: Berisha të mos përzihet me Kosovën”; “Këshilli Bashkiak i Tiranës shkon në Kolegjin Zgjedhor”; “Notat e provimeve me zgjedhje, 16 faqe plus, 42 mijë emra”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Jo shkurtime në buxhet. Presidenca, SHIK-u dhe Prokuroria ‘ankesë’ në kuvend”. Më tej veçojmë titujt: “Flet Armando Subashi: Revolta deri në mosbindje”; “Mevlan Shanaj: Më qëlluan me armë, në dritare kishte fëmijë të vegjël”; “Përkthyesi spanjoll: Si donin të na fshihnin vdekjen e Mehmet Shehut”; “Kur Edi Rama tregon përralla”; si dhe “Xhemil Shabani: Princi i perlave do të martohet me shqiptare. Kush ishte dhe është Xhemi” titull ky në faqet summer pages.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE