Durrës, 12 korrik 2011 NOA – Përfundon në pranga Asllan Kërtusha, 25 vjeç, banues ne Durres. Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi më datë 07.07.2011, rreth orës 21.30, në lagjen Nr. 1 Durrës ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.Ftoi, 32 vjeç, banues ne Durrës. Policia e qytetit njoftoi gjithashtu se dje rreth orës 13.40, ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Nikoll Gjoka, 19 vjeç, banues në lagjen Nr.15 Durrës. Nga veprimet e para hetimore të kryera lidhur me këtë ngjarje rezultoi se ky shtetas, gjatë kohës që po lyente me gëlqere taracën e lokalit në lagjen 15 të qytetit, si pasojë e një kontakti me telat e tensionit të lartë që kalonin 30 cm mbi tarace, ka rënë ne tokë dhe nga dëmtimet e pësuara, ka gjetur më pas vdekjen në spital.
a.q/noa