Lezhë, 12 korrik 2011, NOA- Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarje të ndodhur vetëm pak më parë në Kallmet të Lezhës.
Mësohet se shkak për këtë ngjarje ka qenë qëllimi me armë zjarri mes njeri- tjetrit, pas një konflikti të ndodhur mes tyre për motive pronësie.
Sipas të dhënave paraprake të dhëna për agjencinë e lajmeve NOA, nga burime policore të Lezhës thuhet se viktima është identifikuar si Preng Brunga, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Jak Pjetri.
Ndërkaq nga ana e uniformave blu ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe të rrethanave që çuan në këtë konfliktim, ndërsa i plagosuri është drejtuar për në spital për të marrë ndihmën e shpejtë për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se dy personat e përfshirë në këtë ngjarje, si viktima dhe i plagosuri janë që të dy banorë të Kallmetit, dhe se pikërisht një pjesë toke ka qenë molla e sherrit që nuk mundi të zgjidhej me fjalë, por me plumb.
a.y/NOA