English

Shqipëria merr mbështetjen e Hungarisë për Integrimin

Tiranë, 12 korrik 2011, NOA- Gjatë një takimi të zhvilluar gjatë ditës së sotme mes kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe ambasadorit të Hungarisë në Tiranë, Sandor Molnari, Shqipëria ka marrë mbështetjen edhe të këtij vendi për integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë këtij takimi i cili vjen në kuadër të mbylljes së detyrës së tij në Shqipëri, Molnari është shprehur se Hungaria do të do të vijojë të mbështesë Shqipërisë, në rrugën e saj të integrimit.

Në vijim të takimit, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë për intensifikimin dinamik të marrëdhënieve të nivelit shumë të lartë mes dy vendeve, duke vlerësuar punën dhe kontributin e dhënë nga ambasadori Molnari në forcimin e këtij bashkëpunimi.

Nga ana e tij ambasadori Hungarez tha se ndihej shumë mirë që gjatë mandatit të tij ka parë nga afër progresin e Shqipërisë që, siç tha ai, duket dhe ndihet kudo. “Gjatë këtij mandati tha ai, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, u liberalizuan vizat, Shqipëria po progreson drejt BE-së, ekonomia ka ecur shumë mirë.”

Në vijim Topalli theksoi se, Presidenca hungareze e BE-së, ishte një presidencë e suksesshme duke shprehur mirënjohje për vëmendjen dhe rëndësinë që ajo i kushtoi Shqipërisë dhe Ballkanit.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e Hungarisë e shprehur së fundmi përmes kryeministrit Orban se “Shqipërisë, deri në fund të vitit, duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat, sepse, situata politike në të cilin ndodhet aktualisht vendi nuk e ka rrezikuar funksionimin e demokracisë”, u shpreh në mbyllje të takimit Topalli.

a.y/NOA

KOMENTE