English

Vidhnin kapakët e pusetave, pranga dy të rinjve

Gjirokastër, 12 korrik 2011 NOA - Specialistët për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Maset Melani, i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në Gjirokastër dhe Tasun Sinani, i datëlindjes 1989, lindur dhe banues në Gjirokastër.

Sipas burimeve zyrtare policore, në datën 11.07.2011, rreth orës 01.00, këta shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjia Zinxhira duke vjedhur kapakët e pusetave të Alb Telekomit Gjirokastër.

Në momentin e arrestimit u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy kapak të mëdhenj të pusetave , të cilët i kishin vjedhur për t’i shitur si hekurishte, si dhe automjeti tip Audi pa targa që drejtohej nga shtetasi Maset Melani, dhe përdorej për të transportuar kapakët e pusetave.

a.q/NOA

KOMENTE