Londër, 12 Korrik NOA - Pas dëmtimit të keq që ka pësuar Essien, Chelsea është detyruar të kthehet bindshëm në merkato për të riparuar këtë mungesë në organikë dhe boshësi në mesin e fushës.
Ganezi faktikisht do të kalojë të gjithë sezonin e ardhshëm dhe Villas Boas është hedhur në merakto për tët gjetur zëvendësuesin e tij.
Dëshira numër një e teknikut është Luka Modric por, në rast se ky operacion nuk do të shkonte mirë atëherë tekniku portugez ka bërë të ditur se gjithçka do të shkojë në drejtim të Daniele De Rossi, një lojtar tepër i pëlqyer nga Boas.
r.b/NOA