Tiranë, 12 korrik 2011 NOA - Kolegji Zgjedhor ka zbardhur sot vendimin e marrë nga trupa e gjyqtarëve të kryesuar nga realatorja Sashenka Jonuzi, të datës 8 korrik.
Në argumentin prej 8 faqesh dhe të firmosur nga të pestë anëtarët, Kolegji thekson se padia e PS-së është bërë jashtë afateve ligjore të dorëzimit të saj. Kolegji Zgjedhor vendosi në 8 korrik të rrëzojë kërkesën e Patisë Socialiste, ku kërkohej që të detyrohej KQZ, të shqyrtojë ankesën për pavlefshmëri të rezultatit të 284 qendrave të votimit në Tiranë, duke lënë në fuqi vendimi e KQZ-së që shpalli fitues kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha me 93 vota para ndaj kundërshtarit, Edi Rama. Jonuzi argumentoi në 8 korrik se kërkesë-padia e PS-së, e dorëzuar më 2 korrik, është dorëzuar jashtë afateve të caktuara. “Kolegji Zgjedhor në bazë të nenit 135, vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së Partisë Socialiste, për shkak të tejkalimit të afateve të dorëzimit të kërkesë padisë”, - tha ajo. Vendimi fundit i Kolegjit Zgjedhor konfirmoi sërish shpalljen fitues të kandidatit të djathtë Lulzim Basha me 93 vota në avantazh.
a.q/NOA