Kabul, 13 korrik 2011 NOA – 5 ushtarë francezë dhe një civil afgan kanë mbetur të vrarë pas një sulmi vrasës pranë një baze të forcave të ISAF në provincën Kapisa.
Burime zyrtare të Nato-s thanë se atentati është një hakmarrje e talebanëve, ashtu sikurse ishte edhe vrasja e vëllait të presidentit të vendit, Hamid Karzai.
a.q/NOA