Madrid, 13 Korrik NOA - Me sa duket telenovelës së kësaj merkatoje verore në lidhje me argjentinasin Kun Aguero po i vjen fundi.
Sipas zërave të fundit të merakos flitet se sulmuesi i Atletiko Madrid është gjithnjë e më pranë Manchester City.
Sipas medieve angleze kjo marrëveshje do të mbyllet në harkun e 48 orëve dhe kjo në bazën e një oferte që rrotullohet rreth shifrës së kërkuar nga madrilenët, asaj të 45 milionë eurove.
r.b/NOA