English

Basha kërkesë në Gjykatë për njohjen e vendimit të KQZ

Tiranë, 13 korrik 2011, NOA- Fituesi i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i është drejtuar gjykatës së Tiranës për të kërkuar njohjen e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nëpërmjet kësaj kërkese ai ka kërkuar vërtetimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga ku kryesoi me 93 vota në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Edi Rama.

Demokrati Basha kërkon nga Gjykata njohjen e vendimit të dhënë nga KQZ më 25 qershor ku ai shpallej kryetar Bashkie.

Ndërkaq ky vendim u konfirmua edhe njëherë nga Kolegji Zgjedhor i cili la në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

a.y/NOA

KOMENTE