English

Berisha: Do ulen çmimet e internetit

Tiranë, 13 korrik, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot se zhvillimi i teknologjisë së komunikimit me anë të internetit është në ritmet më të mëdha në vend. Ai jo referua rritjes së përdoruesve dhe teknologjisë së intrenetit. Duke folur për tarifat, Berisha u shpreh se pritet dhe një ulja e çmimit të internetit.

“Pritet që gjatë javëve të ardhshme të ketë një ulje të çmimit të internetit. Kjo fushë po zhvillohet me ritme shumë të mëdha. Turizmi dhe mosha dixhitale janë dy fusha që janë 10-fishuar gjatë 10 viteve të fundit. Shqipëria dixhitale është një ëndërr e bukur”, tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Ai theksoi e veç liçensës ekzistuese me bandë të gjerë për internetin, pritet të hidhet në treg dhe një tjetër liçensë. “Teknologjia 3G, pas lëshimit të licensës së parë, sot është dominuar në mënyrë totale. Sot qytetarët me telefonin e tyre personal udhëtojnë më internet dhe kompjuter në xhep. Liçensa tjetër është hedhur në treg. E para ishe e një suksesi shumë të madh. Kjo për shkak të entuziazmit dhe dinamizmit të tregut dhe të telekomunikacionit në vend”, tha ai.

Ai u shpreh se vetëm në këtë viti do të ulen në banka, 4600 studentë në degën e teknologjisë. “Ne po bëjmë gjithçka që t’i paraprijmë këtij zhvillimi të furishëm”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE