English

Bleona Qereti: Krenare për gjakun që rrjedh në venat e mia

Një intervistë që Bleona Qereti kishte dhënë për një media në Amerikë, në të cilën kishte mohuar të thoshte “faleminderit” në shqip, ka bërë që këngëtarja të vërshohet nga komentet. Ajo i ka komentuar këto në Twitter, duke thënë se tani do t’u tregojë të gjithëve, kur të dalë në skenë me flamur kombëtar

Bleona Qereti ka rrëshqitur shumë në një intervistë të dhënë për “Fashion News Live”, ku ajo ka folur për projektet e saj - por në fund kishte mohuar të thoshte faleminderit në “shqip”. Pastaj vazhduan komentet kundër saj. Kjo ka bërë që ajo të shpërthejë në akuza kundër mediave në Kosovë e Shqipëri, të cilat kanë thënë se Bleona nuk ka pranuar të thotë “faleminderit në shqip”.

Këngëtarja ishte në një “event” të këtij televizioni dhe gazetari e kishte ndalur atë për ta pyetur për projektet e saj muzikore, bashkëpunimet dhe ecurinë e karrierës së saj në SHBA.

“Kam incizuar tri këngë me Justin Timbarland dhe tri të tjera. Tani do të realizoj edhe disa këngë dhe videoklipe”, ka thënë këngëtarja, e cituar sot nga gazeta Express.

Dhe pas kësaj, gazetari i kishte thënë se si thuhet “thank you” në shqip, por Bleona ia kishte kthyer po ashtu përgjigjen: “thank you” pasi ajo është amerikane tashmë.

Por, pasi ka parë reagimet nëpër media, Bleona nuk ka harruar që të reagojë menjëherë duke thënë se ajo është shqiptare. “Unë jam krenare për gjakun që rrjedh në venat e mia”, ishte ngutur për të shkruar Bleona në Twitter.

Këngëtarja si duket nuk është pajtuar me komentet e shumta të adhuruesve të saj, por edhe shqiptarëve të tjerë në youtube.com.

“Shikoni si tallet gazetari më të”, ka shkruar një komentues me emrin Mr. Eno, duke e fyer Bleonën me fjalët si “k....” dhe fjalë të tjera.

Por, nuk ishte vetëm kaq. Bleona ka marrë komente të ndryshme, sidomos fyese, kurse video për një javë sa ka dalë në youtube.com ka bërë që të shikohet nga më shumë se 12 310 njerëz.

“Je bërë e famshme nga vendi i yt dhe ke humbur një publik të mrekullueshëm”, ka thënë një tjetër adhuruese e Bleonës.

Këto komente kanë shkaktuar edhe një frustrim të Bleonës, e cila ka shpërthyer me kundër-komente të ndryshme në Twitter, ku ka fajësuar mediat se kanë stërmadhuar këtë ngjarje.

“Po, ne jemi shqiptarë, jemi gati të flasim fjalë të këqija pa arsye”, ka shkruar ajo. Sipas Bleonës, ajo nuk do ta harrojë lehtë këtë dhe do të bëjë të gjithë adhuruesit e saj krenarë, sepse është krenare që është shqiptare.

“Pritni dhe shikoni, unë jam ajo që do të dalë në skenë me flamur kuq e zi”.

Bleona ndryshe është e martuar me biznesmenin kosovar Gani Bardha dhe jeton që disa vite në SHBA. Ajo është duke i vizituar disa ngjarje të ndryshme botërore, në përpjekje që të inkuadrohet në skenën amerikane dhe të realizojë ëndrrën e saj për të bërë karrierë ndërkombëtare.

Tani ka kaluar një vit qëkurse ajo ka premtuar disa hite, por asnjëri prej tyre nuk është parë të jetë lansuar diku online, apo të jetë dëgjuar në Kosovë apo Shqipëri.

SHIKONI VIDEON KU BLEONA REFUZOI TE FLASE SHQIP:

169

KOMENTE