E mërkurë, 13 korrik 2011, NOA- Dy ngjarje brenda të njëjtës ditë kanë pasur për objekt dhunën brenda familjes ditën e djeshme.
Rasti i parë është i një 34 vjeçari nga qyteti i Durrësit, i cili u është drejtuar dyerve të policisë për të denoncuar të atin e tij, duke e paditur atë se e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht i ati i moshës 67 vjeçare.
Ndërsa rasti i dytë është ai i një të moshuare nga Kruja e moshës 60 vjeçare, e cila denoncon të birin në polici duke thënë se ndaj saj është ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes si rezultat i përdorimit të pijeve alkoolike.
Sipas policisë, lidhur me këtë rast kërkesë-padia ndaj këtij shtetasi është plotësuar për të tretën herë. a.y/NOA